Flash

"Bisedime dobishme dhe të rëndësishme”, çfarë thotë Vuçiç për takimin me shefin e CIA

Lapsi.al 24 August 2024
"Bisedime dobishme dhe të rëndësishme”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën në Beograd se e ka zhvilluar një bisedë “shumë të dobishme dhe të mirë” me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Burns e vizitoi Serbinë më herët gjatë kësaj jave dhe Vuçiç i quajti “qesharake” komentet se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte mbajtur e fshehtë në Serbi, derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte transparente, sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

“E dini, bisedoni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne, si një vend serioz, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë së bashku me Kinën, menduan se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiç.

Deri para deklaratës së Vuçiçit të shtunën, askush nga zyrtarët në Serbi apo SHBA nuk e konfirmuan e as mohuan vizitën e Burnsit në Beograd.

Vuçiq shtoi se temat e bisedës së tij me shefin e CIA-s ishin “të rëndësishme për të ardhmen” e rajonit dhe të Serbisë, dhe se takimi mes tyre ishte “i denjë” dhe “i rëndësishëm”.

Më 23 gusht, Burns e përfundoi një vizitë dyditore në Kosovë, pasi më parë kishte vizituar Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .

Burns u takua në Prishtinë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti./Rel

Të këshilluara

Kretë, shuhet në aksident i riu shqiptar

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë si pasojë e një aksidenti me motor ditën e djeshme. Sipas medieve greke, 33-vjeçari humbi kontrollin e motori...

21:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI