Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Vokshi: Aparaturat për rreze në Onkologjik 15 ditë jashtë funksionit!

Lapsi.al 23 August 2024
Vokshi: Aparaturat për rreze në Onkologjik 15 ditë jashtë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë një postim në Facebook ku denoncon një situatë të rëndë në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Sipas një mesazhi nga qytetarët, aparaturat për rrezet kanë qenë jashtë funksionit për 15 ditë, duke çuar në ndërprerjen e terapive për pacientët që duhet të kryejnë këto trajtime pesë herë në javë. Mungesa e këtyre aparaturave për disa javë është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin e pacientëve dhe ndikon në mënyrë katastrofike në trajtimin e tyre të nevojshëm dhe shpëtues.

Vokshi i drejtohet Albana Koçiut dhe Edi Ramës, duke kërkuar përgjigje për këtë rast krimi. Ajo bën thirrje për reagim të menjëhershëm nga pacientët dhe familjarët, duke e cilësuar këtë situatë si një shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese dhe si një krizë të ndjeshme për sistemin shëndetësor të vendit.

POSTIMI I DEPUTETES:

Vijon skandali te Onkologjiku.

Përveç mungesave në medikamente, aparaturat për rreze kane 15 ditë jashtë funksionit.

Çdo pacient duhet të bëjë 5 herë në javë terapi. Për disa javë kanë bërë një ose dy herë (ose dera ka qenë e prishur, ose e tërë aparatura). Ndërkohë që dy javët e fundit s'kanë mundur të bëjnë asnjë seancë!

Albana Koçiu, çfarë ndodh me pacientët që kanë 15 ditë pa bërë terapinë aq të nevojshme?

A është ky një krim??

Unë bëj përgjegjës direkt @ediramaal dhe @albanakociu për situatën përtej cdo imagjinate te onkologjiku!!

Pacientët dhe familjarët të reagojnë për një të drejtë kushtetuese që po i mohohet në mënyrë kriminale!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI