Flash

Vodhi para dhe steka me cigare në market, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 23 August 2024
Vodhi para dhe steka me cigare në market, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale S.H ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën "Sitki Çiço". Gjithashtu ai ishte i dënuar më parë edhe në Francë për seri plaçkitjesh të banesave dhe bizneseve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Rikthimi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhi një shumë parash dhe steka me cigare, në një market, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale në shtetin francez.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rikthimi". Si rezultat i tij u arrestua shtetasi S. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale në Francë. 41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka me cigare, në një market në rrugën "Sitki Çiço". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e vjedhura, një shumë parash si dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI