Flash

I shiti kokainë një agjenti, arrestohet me qëllim ekstradimit 31-vjeçari

Lapsi.al 23 August 2024
I shiti kokainë një agjenti, arrestohet me qëllim ekstradimit

Vath Balla është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. 31-vjeçari ishe shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, Vath Balla kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Operacioni “Para drejtësisë”, në pranga në Itali, një 31-vjeçar i kërkuar për shitje të drogave të forta. Në vitin 2019, kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë, me qëllim shitjen në Durrës, arrestohet në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 31-vjeçari.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Romës, u mundësua kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit V. B., 31 vjeç, i lindur në Durrës.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi V. B. kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI