Flash

E dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë në Greqi, vajza shqiptare kapet pranë Janinës (Emri)

Lapsi.al 23 August 2024
E dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë në Greqi, vajza

Një 30-vjeçare shqiptare, ndaj të cilës ishte në pritje një dënim, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga efektivët e Policisë së Repartit i të Rojës Kufitare Delvinaki në Greqi. Ajo është pikasur më datë 20.08.2024 në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Reparti I Kufitar Delvinaki, rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim deportimin në Shqipëri.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit fillestar. Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti 30 vjeç dhe se ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Penal Një Anëtarshe e Kalamatës në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për shkelje të legjislacionit për drogën. E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI