Flash

Berisha: Çmimi për sterilizimin u rrit 83 herë, QSUT falsifikoi datën e skadencës për ilaçet

Lapsi.al 23 August 2024
Berisha: Çmimi për sterilizimin u rrit 83 herë, QSUT falsifikoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e së premtes një fjalë para mbështetësve të mbedhur poshtë ballkonit të banesës së tij. Ai u shpreh se në vitin 2010-2011 u importuan aparaturat digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.

Berisha tha se me ardhjen e Ramës në pushtet sterilizatorët u mbyllën të gjithë duke iu kaluar si proces një kompanie private e cila rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit. Berisha tha se Rama dhe Beqaj i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që u importua.

"Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.

Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha. I mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?

Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e kovidit”, - akuzoi Berisha.

Berisha akuzoi se autoritetet ndryshuan datën e skadimit për të futur në përdorim 1 milion euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë.

“Gazheli ndryshoi kodin për helmet në Durrës, Gazhelja e Edi Ramës ndryshoi datën e skadimit, kodin, për të futur në përdorim 1 mln euro ilaçe të skaduara, mjekim jetik për fëmijët shqiptarë. Është kjo qeveri me politikat që ka ndjekur, që ka zbrazur, ka larguar nga Shqipëria me mijëra mjekë dhe infermiere” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Vaun e Dejës, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje (23 gusht) në Vaun e Dejës, ku është qëlluar në drejtim të një mjeti tip Audi, i blinduar...

20:18

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI