Flash

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Lapsi.al 23 August 2024
Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, shpallet në

Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka aksidentuar dy ditë më parë një të moshuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu Policia e Durrësit ka identifikuar 22-vjeçarin i cili përplasi për vdekje 63-vjeçarin. Po ashtu policia ka gjetur dhe ka sekuestruar automjetin e të riut.

Njoftimi i Policisë:

Aksidentoi 2 ditë më parë, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, një 63-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua nga vendi i aksidentit, Policia identifikon drejtuesin e automjetit dhe vijon punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI