Flash

Stërnipi i Papa Françeskut luan në Serie D me Trestina: “Në fushë më kërkojnë bekimin”

Lapsi.al 22 August 2024
Stërnipi i Papa Françeskut luan në Serie D me Trestina:
Felipe Bergoglio është një nga blerjet e Sporting Club Trestina, skuadër që luan në grupin E të kampionatit të Serie D. Mbiemri i këtij futbollisti nuk kalon pa u vënë re dhe, në fakt, djali është stërnipi i Papa Françeskut, ose më saktë Jorge Mario Bergoglio. Futbollisti i ri është intervistuar nga gazeta La Nazione dhe ka folur kështu: "Shokët e skuadrës më kërkojnë shpesh një bekim para çdo ndeshjeje. Ndodh edhe kur dëmtohen... Kam pak më shumë se një vit në Itali dhe tani jam mësuar. Qeshim të gjithë çdo herë. Të jesh një Bergoglio është një nder, për mua nuk është aspak një barrë të mbaj këtë mbiemër". Lidhur me marrëdhënien me Papën, Felipe Bergoglio pranon: "Gjyshi im Jorge Bergoglio është kushëriri i drejtpërdrejtë i Papës; ai quhet tamam si Ati i Shenjtë dhe kur u emërua më 13 mars 2013, shumë njerëz në atë kohë menduan se ai ishte me të vërtetë gjyshi im. Nuk i kisha mbushur ende dhjetë vjeç, por i mbaj mend mirë ato momente festimi në shtëpi. Unë dhe motra ime shpresojmë të shkojmë në Romë dhe ta takojmë personalisht. Mezi pres, jam i sigurt se do të jetë një emocion i madh. Im atë më ka thënë se Papa Françesku pyet shpesh për familjen tonë, ai dëshiron të dijë gjithçka. Është e qartë se kur ai ishte në Argjentinë, qytetet tona ishin larg, kështu që me kalimin e kohës ne humbëm lidhjen, por, në fakt, lidhja, siç e kujtojnë shpesh prindërit e mi, ka qenë gjithmonë".

KUSH ËSHTË STËRNIPI I PAPËS QË LUAN NË SERIE D

Felipe Bergoglio është një futbollist i lindur në vitin 2004, i cili mbërriti te Sporting Club Testina pas përvojës së tij në ekipin e të rinjve të Misano. Ai është një mbrojtës i fortë fizikisht dhe trajneri Simone Calori e merr në konsideratë për cilësitë e tij. Në ndeshjen e fundit miqësore kundër Sinalunghese, të fituar nga bardhezinjtë 4-0, Bergoglio hyri në lojë në pjesën e dytë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI