Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Skandali i mbetjeve/ Ngarkesa u deklarua si oksid hekuri në doganë

Lapsi.al 22 August 2024
Skandali i mbetjeve/ Ngarkesa u deklarua si oksid hekuri në doganë

Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. "Kapitali" publikon fotot e deklaratës doganore, sipas të cilës rezulton se kompania me seli në Durrës ka eksportuar 2 mijë e 800 tonë duke e deklaruar si oksid dhe hidrokside hekuri, pra një produkt të parrezikshëm.

Që në deklaratën doganore duket qartazi se letrat janë të rreme, pasi nga njëra anë shkruhet Oksid hekuri dhe nga ana tjetër është vendosur simboli kimik ZN, i cili përkon me zinkun. Sipas deklaratës rezulton se marrësi i ngarkesës është kompania Gs Minerals Doo, një kompani kroate me seli në Rijeka, e cila po ashtu zotërohet nga familja Sokolaj.

Mbetjet janë prodhuar nga kompana Kurum. Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontenierët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit Sokolaj shpk.

Po kështu dyshohet se Kompania Kurum ka përdorur Sokoloj shpk për të shmangur përgjegjësinë nga vetja dhe të dy kompanitë kanë mashtruar bashkarisht me fatura shitje oksidesh, kur në fakt brenda ngarkesës, një pjesë prej mbi 800 tonësh, ishte pluhur furrnalte, që konsiderohet mbetje e rrezikshme, edhe pse Kurum thotë se ka vepruar në përputhje të ligjit.

Burime i thanë Kapitalit se doganat dhe posacërisht kreu i tyre, Gent Gazheli, janë informuar që në muajin Korrik për skandalin e mbetjeve, por nuk kanë vepruar. Mosveprimi shton më shumë dyshimet për kompromentimin e rëndë të këtij institucioni, ndërkohë që skandali i trafikut të paligjshëm të mbetjeve pritet të zgjerohet më tej, pasi dyshohet se kompani të përpunimit të metaleve në Shqipëri me bazë në Durrës prej vitesh importojnë skorje alumini duke i deklaruar si skrap.

Skorjet e aluminit janë një mbetje shumë e rrezikshme, që shkakton kontaminim të lartë dhe rrezikon shëndetin e popullatës, veçanërisht nëse përpunohen pa filtrat e duhur. /Marrë nga kapitali.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI