Flash

Cassano bën "leckë" Dybalan, për të është i mbivlerësuar: “Me një tështimë nuk luan 15 ndeshje”

Lapsi.al 22 August 2024
Cassano bën "leckë" Dybalan, për të

Antonio Cassano nuk është nga ata që kursen fjalët. Në Romë nuk flitet për asgjë tjetër përveç lamtumirës së mundshme të Paulo Dybala, një hap larg transferimit të bujshëm në Arabinë Saudite. Ish-lojtari nuk e sheh si pjesa më e madhe e tifozëve verdhekuq dhe përpiqet t'i ngushëllojë duke thënë mendimin e tij për argjentinasin. E si gjithmonë ai nuk i kursen gjykimet e tij, të cilat janë gjithmonë të qarta dhe të ashpra si dhe jashtëzakonisht të debatueshme. Kësaj radhe ai u përqendrua te Joya dhe, mbi të gjitha, gjendja e tij fizike. Cassano mendon se ish-lojtari i Juventus është i mbivlerësuar dhe për më tepër, për të, De Rossi ka tashmë një zëvendësues më të fortë, më të ri dhe më të besueshëm për t'u fokusuar menjëherë.

CASSANO KRITIKON DYBALA: "I MBIVLERËSUAR"

Ish-talenti barez nuk ka dyshime kur flet për argjentinasin. Gjatë programit Viva el Futbol, në të cilin ai merr pjesë bashkë me Lele Adani dhe Nicola Ventola, Cassano foli për situatën aktuale të Romës dhe në veçanti për lamtumirën e mundshme të Dybala. Lojtari është gati të transferohej në Arabinë Saudite, ku tashmë ka gjetur një marrëveshje ekonomike me Al Qadsiah, një lëvizje e papritur në rrugën e tij që dukej e destinuar për të vazhduar në Serie A.

Lexo më tej: Cassano i habitur nga ekzaltimi i Simone Inzaghi: “Nuk ka fituar një titull, por ka humbur dy”

Megjithatë, ish-lojtari ka dashur të lehtësojë tifozët verdhekuq. Për të, Joya është një lojtar i mbivlerësuar dhe shumë i dobët nga pikëpamja fizike, duke pasur parasysh historinë e tij të karakterizuar nga dëmtime të ndryshme: "Dybala është i mbivlerësuar. Ai ka shtypin në favor, që e bën të duket si si fenomen. Ai ka një fizik m*ti, me një teshtimë ai qendron jashtë fushës për 15 ndeshje. Në Romë mund të qash ose të ankohesh nëse ikën Totti, jo nëse ikën Dybala. Po bëjnë rrëmujë, por e para vjen Roma, pastaj De Rossi, pastaj Dybala dhe lojtarët”.

ZËVENDËSUESI IDEAL

Prandaj nuk është e nevojshme të shkulen flokët për lamtumirën e hershme të Dybala, i cili në një kohë të shkurtër ishte bërë një nga idhujt e tifozëve të Romës. Cassano madje mendon se verdhekuqtë tashmë e kanë një zëvendësues në shtëpi. I përzgjedhuri është Soulé, i cili mbërriti në këtë merkato nga Juventus për rreth 25 milionë euro: “Një lojtar si Soulé që është shumë më i fortë se ai për nga fiziku, driblimi dhe personaliteti. Është i ri, Dybala është 31 vjeç, nëse do të ishte fenomen, Juventus nuk do ta largonte”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI