Flash

Ankesat e opozitës, hapen kutitë e votimit të Himarës

Lapsi.al 22 August 2024
Ankesat e opozitës, hapen kutitë e votimit të Himarës

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave (KAS) ka vendosur hapjen e kutive të votimit në Bashkinë e Himarës.

Bëhet fjalë për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, të cilat në total janë 36 kuti.

Kërkesa është miratuar vetëm me 2 votat e anëtarëve të KAS.

Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga opozita për rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit, ku kandidati Vangjel Tavo i PS mposhti me një rezultat të thellë votash kandidatin e koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria.

Mbetet për t'u parë se ç'do të fitojë opozita nga plotësimi i kësaj kërkese kur deri tani është ankuar se 6 mijë votues nuk u lejuan të votonin sepse u kishin skaduar dokumentat.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI