Flash

Video/ Përplasjet e para te Real 'Galacticos': leximi i buzëve të Bellingham nuk lë dyshime

Lapsi.al 21 August 2024
Video/ Përplasjet e para te Real 'Galacticos': leximi i
Dihej se problemi më i madh i teknikut Carlo Ancelotti do të ishte gjetja e ekuilibrave të rinj në një Real Madrid edhe më të fortë, pas ardhjes së Kylian Mbappé. Këtë e dinte mirë edhe trajneri italian dhe tani, pas barazimit 1-1 kundër Mallorca, në debutimin e tyre në La Liga, përplasjet e para shfaqen te Merengues. Në fakt, leximi i buzëve të Jude Bellingham në fund të pjesës së parë të ndeshjes së barazuar në Balearics nuk kaloi pa u vënë re. Mesfushori anglez u drejtohet tre yjeve të tjerë ofensivë të skuadrës, Mbappé, Vinicius Jr dhe Rodrygo në një mënyrë mjaft elokuente...

LEXIMI I BUZËVE TË ANGLEZIT NDEZ REAL MADRID

Daily Mail, duke marrë në konsideratë atë që u raportua nga shtypi spanjoll, vuri në pah brishtësinë e parë në drejtimin e Real Madrid. Barazimi ndaj Mallorca i ka lënë të gjithë të pakënaqur, në radhë të parë teknikun Ancelotti, por edhe lojtarët. E Bellingham shprehu zhgënjimin e tij në pjesën e parë duke treguar me gisht tre tenorët e sulmit të skuadrës, në një lexim buzësh që u bë viral shpejt. Anglezi, i cili me ardhjen e Mbappé u spostua në mesfushë, u filmua nga kamerat teksa iu drejtua francezit dhe brazilianëve Vinicius dhe Rodrygo, duke u thënë: “Ju të tre, duhet të përfundojmë aksionet, sepse të vrapojmë prapa… është tmerrësisht e lodhshme. Krijo hapësirën dhe godit". I fundit i ardhur në ekip, francezi, u duk menjëherë se ishte dakord me shokun e skuadrës: “Po e them edhe unë. Duhet të konkludojmë”, konfirmoi ai. Në atë moment mesfushori shtoi: “Po, edhe krijoni hapësirë, edhe godisni”. Fjalë elokuente që e bëjnë të qartë se mekanizmat e Realit të ri Galacticos nuk janë grasatuar ende në mënyrë të përsosur. Ndërkohë, shtypi spanjoll nisi fantazitë, duke krijuar akronimin BMV (Bellingham-Mbappé-Vinicius), nga i cili u përjashtua Rodrygo. Braziliani, sipas asaj që del nga Valdebebas, nuk e ka marrë shumë mirë këtë gjë...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI