Flash

Video/ Panik në Copa Libertadores: lojtarët me të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje

Lapsi.al 21 August 2024
Video/ Panik në Copa Libertadores: lojtarët me të vjella dhe
Mbrëmjen e djeshme në MRV Arena në Belo Horizonte është luajtur ndeshja mes Atletico Mineiro dhe San Lorenzo, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 e Copa Libertadores. Gjatë ndeshjes (1-0 për vendasit, të cilët u kualifikuan në çerekfinale falë barazimit 1-1 në ndeshjen e parë) pati momente frike, kur lojtarët e dy skuadrave patën të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje.

SHERR NË TRIBUNA

Gjatë ndeshjes, në tribuna ka ndodhur një sherr i vërtetë mes tifozëve të dy skuadrave. Situatë që ka bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e policisë. Në pamundësi për të ndaluar përleshjen, oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës, i cili u hodh në tribunë, por u përhap edhe në fushë. Lexo më tej: Video/ Frikë e çmenduri në Copa Libertadores: fluturojnë barrierat në fushë, Oliveira goditet nga një gur

TYMUESE NË FUSHË, NDËRPRITET NDESHJA

Nga kjo erdhi edhe shqetësimi i lojtarëve, që po vuanin nga djegia e syve, të vjellat dhe problemet e frymëmarrjes. Kushte ekstreme, të cilat bënë që arbitri i ndeshjes ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Pas një pauze të shkurtër, në prani të kushteve të përshtatshme për rifillimin e lojës, ndeshja vazhdoi rregullisht deri në fishkëllimën e fundit, e cila konfirmoi fitoren dhe kalimin e Atletico Mineiro në turin tjetër të Copa Libertadores.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI