Flash

Robert F. Kennedy drejt lënies së garës, mund të mbështesë Trump

Lapsi.al 21 August 2024
Robert F. Kennedy drejt lënies së garës, mund të

Robert F. Kennedy Jr po planifikon të largohet nga gara presidenciale deri në fund të kësaj jave. Media amerikane ABC News raporton se Kennedy planifikon të mbështesë Donald Trump, por i pyetur drejtpërdrejt për vendimin që do të marrë ai u përgjigj: “Unë nuk do ta konfirmoj apo mohoj këtë. Ne nuk po flasim për asnjë nga këto”.

Burimet paralajmëruan se vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë. Një skenar i mundshëm që po diskutohet është që Kennedy të dalë në skenë me Trump në një aktivitet në Phoenix të premten.

Menaxheri i fushatës së Kenedit, Amaryllis Fox, i dërgoi email stafit të afërt të mërkurën në mëngjes duke i falënderuar për punën e tyre të palodhur, por tregoi se një vendim për të ardhmen nuk ishte marrë ende.

“Ka disa rrugë të mundshme përpara, jo vetëm dy, dhe unë mund të dëshmoj për kujdesin, ekzaminimin që Bobby ka investuar në konsiderimin e secilit” shkroi Fox. Një zëdhënës i Kennedy postoi në X se Kennedy do t’i “i drejtohet kombit” drejtpërdrejt të premten për të diskutuar “rrugën e tij përpara”, por nuk ofroi specifika.

Kennedy i tha ABC News lidhur me konventën demokrate dhe kandidaten demokrate për president Kamala Harris, “Unë mendoj se ishte një kurorëzim, nuk është demokraci. Askush nuk votoi. Kush zgjodhi Kamala? Nuk ishin votuesit.”

70-vjeçari Robert Francis Kennedy Jr. i njohur gjithashtu me inicialet e tij RFK Jr., është një politikan dhe avokat, aktivist kundër vaksinave dhe mbështetës i teorive të konspiracionit. Ai është kryetari dhe themeluesi i Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve, një grup kundër vaksinave dhe përkrahës kryesor i fushatës kundër vaksinës COVID-19.

Ai vendosi të garojë si një kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të nëntorit të këtij viti. Anëtar i familjes Kennedy, ai është djali i prokurorit të përgjithshëm dhe senatorit të SHBA, Robert F. Kennedy, dhe një nip i presidentit të SHBA John F. Kennedy. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë e aksidentit të ndod...

19:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI