Flash

Kyle Walker flaket jashtë shtëpisë: në dy vilat jetojnë gruaja dhe e dashura

Lapsi.al 21 August 2024
Kyle Walker flaket jashtë shtëpisë: në dy vilat jetojnë

Të luash me dy porta ndoshta nuk është versioni më i mirë i mundshëm. Kyle Walker e di më mirë se të gjithë. Futbollisti i Kombëtares angleze ka qenë në qendër të gossip për shkak se kishte jetuar dy jetë paralele, duke ndërtuar dy familje. Mbrojtësi i Manchester City madje edhe në Euro 2024 ishte i shqetësuar sepse në tribuna ishin si gruaja e tij e ligjshme, ashtu dhe e dashura. Një situatë që impenjoi gjithë stafin e kombëtares së Tre Luanëve.

E tani gjërat me sa duket janë komplikuar edhe shumë: në dëm të Ëalker. Sipas tabloideve angleze, Kyle Walker është “detyruar” të jetojë në një apartament në pronësi të Manchester City, duke qenë se një vilë është e zënë nga gruaja e tij Annie Kilner (me të cilën ka 4 fëmijë), e cila e kishte përzënë nga shtëpia pasi zbuloi tradhtinë me Lauryn Goodman. Kjo e fundi, tani banon në pronën e dytë të mbrojtësit anglez. Për këtë arsye, Walker nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte ndihmë nga klubi i tij.

Lexo më tej: Finalja e sikletshme e Walker: gruaja dhe e dashura në tribunë gati për sherr e Williams në fushë

DIVORC PAS 12 VITESH...

Walker akuzohet se prej vitesh ka bërë një jetë të dyfishtë mes bashkëshortes së tij Annie Kilner, nënë e katër fëmijëve nga e cila u nda së fundmi dhe një Goodman, me të cilën ka ndërtuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë atë që është një familje e dytë e vërtetë. Ajo që zbuloi gjithçka ishte vetë Goodman: “I thashë Kyle se duhej t’i tregonte gjithçka Annie. Se ai është babai i vajzës sonë, sepse ne duhet ta fillonim të lirë vitin 2024. Nëse të gjithë e dinë se si është situata, atëherë do të munden të marrin vendime si të rritur". E kështu, pas 12 vjetësh së bashku, Annie Kilner kërkoi menjëherë divorcin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI