Flash

CR7 dhe kontrata e bujshme e ndarjes: Georgina do të marrë 100 mijë euro në muaj përjetë e 'Vilën Ronaldo'

Lapsi.al 21 August 2024
CR7 dhe kontrata e bujshme e ndarjes: Georgina do të marrë 100

Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk është e qartë nëse janë martuar zyrtarisht, por ndoshta në sekret e kanë bërë. Kjo bën sens, pas lajmeve të fundit, sipas të cilave çifti ka nënshkruar një kontratë në rast të një ndarjeje: miliona euro për gruan përgjithmonë dhe një vilë luksoze në Madrid.

GEORGINA, 100 MIJË EURO PËRJETË E "VILLA RONALDO"

Sipas burimeve portugeze, si transmetuesi i TV Guia, Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje ndarjeje me Georgina Rodriguez, në rast të një lamtumire mes të dyve. Kontrata mes yllit portugez dhe modeles, së bashku që nga viti 2016, parashikon të gjitha detajet në rast ndarjeje. E sipas këtyre thashethemeve, CR7 duket se është treguar veçanërisht bujar me partneren e tij.

Në rast lamtumire, marrëveshja parashikon një pagesë mbajtje prej 100 mijë eurosh në muaj për gjithë jetën për bukuroshen Georgina, përveç dorëzimit të “Villa Ronaldo” në Madrid: një rezidencë 4000 metra katrorë, e blerë nga Cristiano në 2010 për 5 milionë euro dhe e cila me kalimin e viteve sigurisht që do të jetë rritur në vlerë.

CR7 E GEORGINA: MARTESË NË FSHEHTËSI?

Georgina, e cila e ndoqi Cristiano Ronaldon në eksperiencat e tij të fundit në Torino dhe Mançester dhe që tani jeton me të në Arabinë Saudite, prej vitesh ka rritur fëmijët e familjes së tyre të gjerë së bashku me portugezin: Cristiano Jr., i lindur nga lidhja e mëparshme e Ronaldos, binjakët Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate dhe dy vajzat e vogla Alana Martina dhe Bella Esmeralda, vajzat e çiftit.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo martohet me Georgina Rodríguez?

Edhe pse të dy nuk janë zyrtarisht të martuar, Ronaldo së fundmi ka bërë disa deklarata të dyshimta në lidhje me partneren e tij, duke ndezur spekulime për një martesë të mundshme të fshehtë. Në një video gjatë një stërvitje, të publikuar më pas në rrjetet sociale, futbollisti e cilësoi Georgina si “gruaja ime”, duke nxitur dyshime dhe kuriozitet te fansat. Mbetet për t'u parë nëse këto deklarata do të sjellin konfirmime apo mohime të mëtejshme në lidhje me statusin e tyre martesor. Ndërkohë është nënshkruar kontrata e parë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI