Flash

Avokati i njohur Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë

Lapsi.al 21 August 2024
Avokati i njohur Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se avokati Ben Emmerson është tërhequr nga ekipi mbrojtës i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është duke u gjykuar nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat ai i mohon.

“Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson. Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme”, thuhet në njoftim.

Veseli dhe Emmerson u pajtuan për ndarjen për shkak të “prishjes së parevokueshme të marrëdhënieve të tyre klient-avokat”, sipas njoftimit.

Gjykata tha se trupi gjykues “u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”.

Emmerson, avokat ndërkombëtar dhe ish-raportuesi Special i OKB-së për Kundër Terrorizëm dhe të Drejtat e Njeriut, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020.

Emmerson është i njohur për publikun kosovar, sidomos për proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në kuadër të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri më tani, gjykata ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa me 22 vjet burgim për krime lufte si dhe janë shqiptuar dënime për pengimin e drejtësisë për dy ish-figura të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndër gjykimet që po vazhdon është edhe ai ndaj Veselit, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Ata kanë një aktakuzë të përbashkët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë mohuar.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Aksident në Bulqizë, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Si pasojë e aksidentit të ndod...

19:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI