Flash

Anija me mbetje toksike, Prokuroria e Durrësit nis hetimet me institucionet europiane

Lapsi.al 21 August 2024
Anija me mbetje toksike, Prokuroria e Durrësit nis hetimet me institucionet

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka nisur hetimet për një ngarkesë të dyshuar të lidhur me veprën penale të kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara, pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Procedimi penal nr. 1596, datë 16.08.2024, është regjistruar për të hetuar ngarkesën e nisur nga Porti i Durrësit, e cila dyshohet të përmbajë mallra të ndaluara ose të kufizuara.

Lexo më tej: Çfarë dimë deri tani 800 ton mbetje, që po kthehen në Shqipëri 

Në të njëjtën kohë, Prokuroria e Durrësit ka marrë materiale hetimore nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës lidhur me dyshime për veprat penale të “Transportimit të mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Këto informacione janë referuar në lidhje me ngarkesën që dyshohet të përmbajë mbetje toksike.

Prokuroria bën me dije se po kryhen veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Zyrën Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare e partnerët ndërkombëtarë. Qëllimi i këtyre hetimeve është që të sqarohen në mënyrë të shpejtë dhe të plotë të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe të përcaktohen përgjegjësit për këtë rast.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI