Flash

Vrasjet në Velipojë, Artan Hoxha: Zjarri është ndezur, s’mund të ngujosh një fis

Lapsi.al 20 August 2024
Vrasjet në Velipojë, Artan Hoxha: Zjarri është ndezur,

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku dy persona, shtetasit Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, u vranë me armë zjarri.

Gazetari Artan Hoxha tha se i trembej hakmarrjes që mund të pasojë kjo ngjarje.

Kjo pasi sipas Hoxhës, rrjeti fisnor në ato zona është i madh dhe është e vështirë që të kontrollohen veprimet e tyre, prandaj ai bëri thirrje që të qetësohen sa më shumë gjërat, që të mos kalohet në veprime të tjera ekstreme.

“Janë humbur jetë njerëzisht 22-vjeç, 33-vjeç. Janë mosha të reja. Ajo që unë kam më shumë frikën aty është të mos i hidhet më shumë benzinë zjarrit dhe të qetësohen sa më shumë që të jetë e mundur, sepse rrjeti fisnor aty… kalon në një zinxhir që zgjerohet.

Dhe nëse hyjmë në atë zinxhirin e frikshëm të hakmarrjes i cili nuk godet më vetëm personat përgjegjës, por edhe personat afër tyre. Ti mund të ruash një familje, por nuk mund të ruash dot një fis të tërë. Nuk mund të çosh në ngujim një fis të tërë.

Megjithatë thashë që jemi në hapat e para të hetimit dhe zbardhjes së kësaj ngjarjeje. E para për të kuptuar qartësisht se me çfarë kishin të bënin dhe si përfunduam në këtë situatë dhe së dyti kush janë personat përgjegjës që lejuan që kjo situatë të vinte në këtë pikë që është dhe me pasoja kaq të rënda”, tha Hoxha per Euronews Albania.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI