Flash

Video/ Futbollisti urinon në anë të fushës, karton i kuq i pabesueshëm për Munoz në Peru

Lapsi.al 20 August 2024
Video/ Futbollisti urinon në anë të fushës, karton i kuq i
Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Cantorcillo FC dhe Atletico Awajun, një ndeshje e Kupës së Perusë, ishte e bujshme. Sebastian Munoz u përjashtua me karton të kuq pasi urinoi në fushë. Futbollisti nuk po arrinte ta besonte vendimin e arbitrit për ta nxjerrë jashtë lojës.

URINOI NË FUSHË, PËRJASHTIM I MENJËHERSHËM

Në minutën e 71', ndërsa ndeshja u ndërpre përkohësisht për të lejuar stafin mjekësor të trajtonte Lucho Ruiz, portierin e Cantorcillo, ndodhi episodi surreal që çoi në përjashtimin e menjëhershëm të Munoz. Ndërsa po priste për të kryer një goditje nga këndi, numri 10 i Atletico Awajun urinoi pranë flamurit të këndit. Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga disa lojtarë kundërshtarë, të cilët njoftuan menjëherë arbitrin. Ai, pasi e kapi Munoz në flagrancë, nuk i mbeti gjë tjetër veçse t'i tregonte kartonin e kuq.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI