Flash

Ralf Schumacher, vëllai homoseksual i Michael, akuzon ish-gruan: "Përhap gënjeshtra". Ajo: "Patetik"

Lapsi.al 20 August 2024
Ralf Schumacher, vëllai homoseksual i Michael, akuzon ish-gruan:
Tensioni është ende shumë i lartë mes Ralf Schumacher dhe ish-gruas së tij Cora Brinkmann, pas daljes hapur të ish-pilotit të F1 se është homoseksual. Ditët e fundit, në një intervistë me Der Spiegel, Cora kishte akuzuar Ralfin se ia kishte mohuar gjithmonë homoseksualitetin e tij dhe se e kishte përdorur atë. Fjalë të tretura keq nga Schumacher, i cili si përgjigje vendosi të publikonte një bisedë në WhatsApp në profilin e tij në Instagram që i takon fundit të vitit 2023. Biseda ishte mes saj dhe partnerit të tij aktual, Etienne, në të cilën gruaja e uron dhe thotë se është e lumtur për ta, si për të dëshmuar se ishte plotësisht e vetëdijshme dhe e përfshirë në situatë para se ai të bënte 'coming out'. "Cora na uroi në fillim të tetorit 2023 sepse mendonte se ishim martuar - ishin fjalët e Ralf në rrjetet sociale -. Edhe ajo ishte e lumtur, siç mund ta shihni nga ky mesazh drejtuar personalisht Etienne. Mendoj se është mëkat për mua dhe Etienne që ajo përhap kaq shumë gënjeshtra. Ne duam vetëm të na lënë të qetë". Përgjigja që erdhi nga Cora, sërish në rrjetet sociale, ishte shumë e ashpër: "Sa patetik duhet të jetë një person që publikon mesazhe private në WhatsApp për të fshehur të vërtetën? Ai shkel në mënyrë flagrante të drejtat e mia personale, në vend që të më afrohet dhe të më thotë të vërtetën të paktën tani. Ma prezantoi Etienne vetëm si asistentin e tij personal, jo si partnerin e tij. Whatsapp ishte përpjekja ime e fundit për të provuar të zbuloja të vërtetën të paktën prej tij".

MESAZHI I RALF SCHUMACHER

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Ralf Schumacher (@ralfschumacher_rsc)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI