Flash

Kërkon lirinë, Dritan Dajti i bën një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit

Lapsi.al 20 August 2024
Kërkon lirinë, Dritan Dajti i bën një tjetër

Dritan Dajti, përmes dy avokatëve të tij, i ëhstë drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit, ku kërkon lirimin nga burgu, duke pretenduar se po mbahet në mënyrë të paligjshme, sepse ai ka kryer dënimin e dhënë me 25 vjet heqje lirie.

Duket se Dajti ka hyrë në një lojë procedurash duke kërkuar lirimin nga burgu, përderisa sipas avokatëve nuk ka një urdhër ekzekutimi të Prokurorisë për të hyrë në fuqi vendimi me burgim të përjetshëm që iu la në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Kjo e fundit la në fuqi vendimin e dhënë nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi Dajtin me burgim të përjetshëm si autorin e dyshuar të vrasjes së 4 efektivëve të Policisë së Shtetit.

Por ajo që pretendohet nga Dajti është fakti se nuk ka një urdhër për të ekzekutuar këtë vendim, ndërsa Gjykata e Lartë, paragrafi 84, ia ka lënë për detyrë Prokurorisë së Elbasanit, e cila mbulon territorin ku Dritan Dajti vuan dënimin.

Të premten datë 16.8.2024, IEVP Peqin i është drejtuar SPAK për t’iu dhënë urdhër ekzekutimi, por Gjykata e Lartë ia ka ngarkuar prokurorisë Elbasan. Sipas avokatëve, Dritan Dajti deri me sot mbahet në burg në mënyrë të paligjshme pasi vendimi që u la në fuqi, ai i përjetshmi, sipas tyre nuk ka urdhër ekzekutimi.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtari i gatshëm në Elbasan.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI