Flash

E plagosur një vajzë 7-vjeçare, arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin në Sarandë

Lapsi.al 20 August 2024
E plagosur një vajzë 7-vjeçare, arrestohet shoferi që

Një 23-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Sarandë, pasi ditën e djeshme u përfshi në një aksident ku mbeti e lënduar një 7-vjeçare. Gjithashtu ngjarja ndodhi në rrugën “Sarandë-Skërficë”, ndërsa mësohet se e mitura është dërguar në Spitalin e Traumës. Policia bën të dtur se 23-vjeçari humbi kontrollin mbi makinën e tij dhe u përplas me një tjetër makinë, me drejtues një 37-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.

Të këshilluara

Zbulime të reja arkeologjike në Korçë

Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës. Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë n...

16:19

Kapen tre tregtarë kanabìsì në Shkodër

Tre të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohen se shisnin doza kanabisi në zonat e qytetit. Në kuadër të operacionit kombëtar “Tempulli”, policia gjeti d...

13:19

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI