Flash

Del VIDEO/ Si nisi sherri që la 2 viktima në Velipojë

Lapsi.al 20 August 2024
Del VIDEO/ Si nisi sherri që la 2 viktima në Velipojë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën nacionale Shkodër - Velipojë, përballë hotel “Holiday”, ku dy vëllezërit pronarë të hotelit, Edmir dhe Gëzim Frroku vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës).

Viktimat kishin shkuar për t’u sqaruar me pronarët e hotel “Holiday”, por konflikti mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën tek një konflikt i ndodhur mesditën e 28 qershorit të këtij viti në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku.

Ora News ka publikuar pamjet e sherrit të regjistruar rreth dy javë më parë, nga ku nisi gjithçka. Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.

Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjeçari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin. Siç shihet edhe nga pamjet, (VIDEO KETU) si fillim palët bisedojnë qetësisht më pas situata agravon në konfrontim fizik. Pjesë e konfliktit shihet se kanë qenë edhe persona të tjerë, mes tyre edhe një grua. /Marrë nga Ora News

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI