Flash

Video/ Debutuesi Mbangula, Weah e Cambiaso, fundosin Como: Juventus e Thiago Motta nisin mirë

Lapsi.al 19 August 2024
Video/ Debutuesi Mbangula, Weah e Cambiaso, fundosin Como: Juventus e Thiago
Debutim brilant për Juventusin e ri të Thiago Motta, që mundi 3-0 Como dhe e nisi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekuilibri zgjati vetëm 23’, kur debutuesi Mbangula i dhuroi vetes një mbrëmje ëndrrash, duke mposhtur Reina me një goditje të saktë në kënd. Shtylla ndaloi Vlahovic në minutën e 43', por Weah në shtesë përfitoi nga asisti i Yildiz për të dyfishuar shifrat. Në fillim të pjesës së dytë Vlahovic shënoi edhe golin e tretë me kokë, por festa u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Cambiaso në fillim të aksionit. Mbrëmje e pafat për serbin që goditi një tjetër shtyllë në minutën e 53'. Llogaritë i mbylli në minutën e 91' Cambiaso që fiksoi trisin. Në fund debutoi edhe Douglas Luiz, i cili iu afrua pokerit në kohën shtesë. Për Como ka shumë punë për të bërë për të arritur objektivin shpëtim.

E PARA E BARDHEZINJVE ËSHTË SUPER...

Koha do të tregojë nëse Juventus 2024-2025 do të jetë në gjendje të fluturojë apo jo. Sigurisht që në suksesin e parë të skuadrës së Thiago Motta ndaj Como, 3-0, krahët bënë diferencën. Merkato do të japë edhe zgjidhjet për të cilat Giuntoli po punon prej disa kohësh (nga Nico Gonzalez te Conceicao nuk mungojnë emrat) por përgjigja e atyre që punojnë me trajnerin që në fillimet e përgatitjes nuk i zhgënjyen pritshmëritë. Mbangula pati një mbrëmje ëndrrash: gol në debutimin e tij për ekipin e parë dhe në Serie A; Weah konfirmoi zgjidhjen e dobishme që trajneri i tij kishte përmendur në prag të ndeshjes; dhe Cambiaso përfundoi ndër më të mirët në fushë. Vlahoviç ishte më i pafati, duke e mbyllur mbrëmjen me dy shtylla, një gol të anuluar për pozicion jashtë loje dhe një gol të humbur në shtesë ballë për ballë me Reina. Como duhet të bëjë shumë gjëra ndryshe: sigurisht ishte larg versionit më të mirë që Fabregas synon të propozojë gjatë vitit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI