Flash

Protesta për vrasjen e Egli Progës, policia njofton rrugët që bllokohen në Tiranë

Lapsi.al 19 August 2024
Protesta për vrasjen e Egli Progës, policia njofton rrugët

Sot do të zhillohet një tubim në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Protestuesit do te marshojne nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria. Në lidhje me këtë tubim ka reaguar policia e cila ka njoftuar bllokimin e disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Sipas njoftimit prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Më tej bëhet me dije se si rrugë alternative të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" deri në përfundim të tubimit.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orën 19:30, parashikuar për tu zhvilluar nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI