Flash

Policia e konfirmon: Elson Reçi është arrestuar në Dubai

Lapsi.al 19 August 2024
Policia e konfirmon: Elson Reçi është arrestuar në Dubai

Elson Reçi një emër i kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar në Dubai. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin për t’u përballur me akuza të rënda në vendlindje. Reçi kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

“Elson Reçi ishte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale "vrasje për gjakmarrje” e mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, vepra këto të kryera në formë të veçantë të bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe "pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal" – thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

[caption id="" align="alignnone" width="539"]atentat preng gjini - Shqiptarja.com. Në mënyrë të shpejtë dhe të  verifikuar me disa burime ju do të gjeni lajme nga politika e vendit dhe e  rajonit, informacione ekonomike.Mbulon me lajme të Preng Gjini[/caption]

Në maj të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza 3”, SPAK, goditi 7 grupe kriminale, njëri prej të cilëve drejtohej nga Elson Reçi në Rrëshen. Në këtë dosje SPAK zbardhi edhe atentatin e 15 shtatorit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë.

[caption id="" align="alignnone" width="653"]Vritet pronari i televizionit, Kastriot Reci | ABC News Albania Kastriot Reci[/caption]

Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Elson Reçi. Në njoftimin e SPAK theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

[caption id="" align="alignnone" width="532"]klodian shahini Klodian Shahini[/caption]

Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4, në pjesën e përparme, me shpërthim të kontrolluar në distancë. Atentati që atëherë u dyshua se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve mes fiseve Reçi e Gjini, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini më vonë e mohoi. Elson Reçi, është nipi i Kastriot Reçit, i vrarë me snajper nga një tarracë pallati në janar të 2020-ës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI