Flash

PAMJET/ Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit

Lapsi.al 19 August 2024
PAMJET/ Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas

Rreth 8 milionë euro cash, të fshehura në shtëpi, të renditura dhe të ndara në tufa 20, 50, 100 dhe 200 euro. “Thesari” u zbulua dhe u sekuestrua nga policia financiare e Napolit në shtëpinë e një mjeku që banon në Santa Maria la Carità dhe që ushtron aktivitetin e tij në Pompei. Mjeku e ka pasur të pamundur të justifikojë origjinën e parave që u sekuestruan.

Gjatë inspektimit të shtëpisë, financuesit zbuluan një "kasafortë" të vendosur pas një gardërobë dhe të shndërruar në një lloj vendi të fshehtë për të ruajtur të sigurta paratë. Krahas shumës së madhe policia gjeti dhe sekuestroi edhe të gjithë dokumentacionin që lidhet me veprimtarinë e tij profesionale. Sekuestrimi parandalues i parave u zyrtarizua më pas nga një gjykatë që konfirmoi hetimet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI