Flash

Albin Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike

Lapsi.al 19 August 2024
Albin Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, e cila fillon sot. Zyra e Kurtit njoftoi se ai do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull "Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike".

“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, thuhet në njoftim.

Konventa Kombëtare e demokratëve nis më 19 gusht në Çikago, më pak se një muaj pas largimit të pritur të presidentit aktual, Joe Biden, nga gara presidenciale. Kjo ngjarje, që do të shfaqet nëpër televizione, i ofron mundësinë nënpresidentes Kamala Harris, tashmë e konfirmuar si e nominuara e demokratëve për president, që t’i prezantojë qëndrimet e veta para një audience kombëtare.

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffery Hovenier, tha se Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, duke shtuar ky institut i ka ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës.

“Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”, tha Hovenier.

Ndërkohë, zyra e Kurtit tha se kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme dypalëshe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, pa dhënë hollësi të tjera. Kurti udhëton për në SHBA në një kohë kur Uashingtoni po inkurajon Qeverinë e Kosovës që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me të, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

SHBA-ja ka shprehur zhgënjim me vendimin e fundit të autoriteteve në Kosovë për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës, që sipas zyrtarëve në Kosovë, punonin pa licencë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, deklaroi më 7 gusht se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.

SHBA-ja e ka kundërshtuar gjithashtu synimin e Qeverisë së Kurtit për hapjen në këtë kohë të urës mbi lumin Ibër për qarkullim edhe të automjeteve – e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe./ REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI