Flash

Makinat përplasen kokë më kokë në Pogradec, 3 të plagosur

Lapsi.al 18 August 2024
Makinat përplasen kokë më kokë në Pogradec, 3 të

Një aksident i rëndë raportohet pasditen e kësaj të diele në Pogradec. Policia njofton se si rezultat i përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të bërë një vlerësim të situatës. Sakaq, shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po punojnë për të menaxhuar situatën.

"Rreth orës 17:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip "Toyota" me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip "Hyndai" me drejtues shtetasin D. R.

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen reshjet, probleme në Librazhd

Rikthimi i reshjeve në Qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta. Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qa...

17:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI