Flash

Lisandro Martinez: "E riktheva Traoré në palestër". Spanjolli nuk duron e replikon me argjentinasin

Lapsi.al 18 August 2024
Lisandro Martinez: "E riktheva Traoré në palestër".
Rrugëtimi i Manchester United në Premier League u hap me fitoren në shtëpi ndaj Fulham, falë golit të Zirkzee në minutën e 87'. Mes protagonistëve të ndeshjes, përveç holandezit, ishte edhe Lisandro Martinez, i cili doli fitues nga dueli i afërt me Adama Traoré. Nga këtu ka ardhur komenti i argjentinasit pas ndeshjes, për të cilin spanjolli i lindur në vitin '96 nuk vonoi të përgjigjej.

MARTINEZ: "TRAORE? E DËRGOVA NË PALESTËR"

"E riktheva në palestër - tha Lisandro Martinez për Sky Sports UK -. Të luash kundër Traoré është vërtet e vështirë. Mësova nga ndeshja e parë: herën e parë më 'vrau', por pastaj e 'vrava' unë. Në këto momente duhet të jesh i përqendruar dhe nuk mund t'i lejosh vetes asnjë shpërqendrim". Lexo më tej: Video/ Zirkzee i jep fitoren United 3 minuta nga fundi: holandezit i mjaftuan 30 minuta ndaj Fulham

TRAORÉ: "DO TAKOHEMI PËRSËRI"

Përgjigja në rrjetet sociale nga Traoré ka ardhur përmes një historie të publikuar në profilin e tij në Instagram: “Mos u shqetëso, do të takohemi sërish”. Takimi pra është lënë për ndeshjen e radhës, me spanjollin që do të tentojë të hakmerret pas paraqitjes jo të mirë në Old Trafford. Një betejë e gjitha për tu parë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI