Flash

Italiani humbi jetën nga përplasja me jetski në Velipojë, arrestohet kunati i tij

Lapsi.al 18 August 2024
Italiani humbi jetën nga përplasja me jetski në Velipojë,

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të diel në plazhin e Velipojës, ku dy mjete lundruese Jet Ski janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia thotë se ngjarja është regjistruar në thellësi të detit rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se shkaku kanë qenë manovrat e gabuara.

Dy mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetasit italianë N. L., 19 vjeç, dhe S. D., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën i riu 19-vjeçar. Ai u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërsa i riu tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se të dy mjetet lundruese Jet Ski janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

“Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Napoli Itali, vëllai i të fejuarës së shtetasit N. L, që humbi jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja nga pakujdesia" – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen reshjet, probleme në Librazhd

Rikthimi i reshjeve në Qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta. Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qa...

17:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI