Flash

Berisha: Dumani përgjon opozitën dhe brenda PS dhe ia raporton Ramës

Lapsi.al 18 August 2024
Berisha: Dumani përgjon opozitën dhe brenda PS dhe ia raporton

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mjaft i ashpër mbrëmjen e kësaj të diele me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Në fjalën e tij për mbështetësit e mbledhur pranë shtëpisë së tij, Berisha shqiptoi epitete të rënda për Dumanin.

“Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më antishqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot Skapin e kryesuar nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues. Ky kriminel që përdor si justifikim amnistinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për t’u zbërthyer. More hajdut, Nuredini është 10 herë më i mirë se ti. Hajdut i pështirë” – tha Berisha.

Më tej ai e akuzoi Dumanin se përgjon opozitën dhe eksponentë të PS-së dhe ia raporton Ramës.

“Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën. A nuk përbën vepër penale, rritja e çmimit me 83 herë të sterilizimeve nga Ilir Beqaj dhe Edi Rama. Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën. Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër.

Jo zgjidhja është përmbysja e Edi Ramës, pastaj dumanët nuk kanë vrimë miu ku të futen. Kudo që të shkojë do ti sjellim në Shqipëri këta banditë që shkelmojnë mbi ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve, mbi financat e tyre. Që amnistrojnë vjedhjet, që amnistojnë krimet monstruoze, vrasjet, trafiqet duke njoftuar me mandate kallpe, zyrtarët kriminalë të PS-së. Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve” – tha Berisha.

Kreu i opozitës theksoi se SPAK ka amnistuar Edi Ramën, Erion Veliajn, Belinda Ballukun, Engjëll Agaçin dhe qeveritarë e zyrtarë të tjerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehen reshjet, probleme në Librazhd

Rikthimi i reshjeve në Qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta. Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qa...

17:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI