Flash

Video/ PSG e nis me fitore, por me probleme: dëmtohet rëndë Ramos, klubi vërsulet te Osimhen

Lapsi.al 17 August 2024
Video/ PSG e nis me fitore, por me probleme: dëmtohet rëndë

Tregu i transferimeve të gushtit rezervon gjithmonë surpriza të mëdha. Gjithçka tani dukej se ishte e vendosur, me Osimhen që ëndërronte të ecte nën Kullën Eifel dhe parisienët e PSG gati për t'i thënë jo këtij transferimi që nuk i bindi plotësisht. E në vend të kësaj... çdo gjë tani mund të ndryshojë. Aksi Napoli-Paris është rindezur për shkak të dëmtimit të rëndë të Gonçalo Ramos në ndeshjen debutuese Le Havre-Paris Saint Germain (që përfundoi 4-1 për skuadrën e Lui Enrique).

Trajneri spanjoll nuk kishte asnjë dyshim menjëherë pasi qendërsulmuesi portugez u largua nga fusha: "Unë nuk jam mjek, por mendoj se dëmtimi është mjaft serioz. Nuk e di se sa javë do të mungojë, por sigurisht që është diçka serioze”, deklaroi ai. Në fakt, lojtari, pasi mori një goditje të fortë në kaviljen e majtë, u largua nga fusha i ndihmuar nga mjekët. Po tani? Ekipi duhej të plotësohet dhe pista e Osimhen u kthye papritur në modë.

OSIMHEN RIKTHEHET NË MODË

Një histori me ulje-ngritje ajo mes klubit parisien dhe sulmuesit nigerian. Një vit më parë, PSG dëshironte ta blinte për 150 milionë euro, por deri dje klubi francez ka luajtur me lojtarin blu, i cili gjithmonë e ka konsideruar skuadrën e Luis Enrique si zgjedhjen e parë dhe të vetme, duke refuzuar kërkesat e ndryshme nga Arabia Saudite dhe duke rrudhur buzët për Chelsea, edhe pse ata kishin gjetur një parim marrëveshjeje me skuadrën e De Laurentiis.

Lexo më tej: "Osimhen nuk mund të qendrojë te Napoli për shkak të dhomave të zhveshjes", zbulimi i menaxherit Canovi

Udhëtimi i Manna në Londër, në fakt, duket se ka dhënë fryt për shkëmbimin Lukaku-Osimhen, të dy klubet kanë gjetur një marrëveshje parimore. Bëhet fjalë për Lukaku, Casadei dhe 50 milionë euro, në këmbim të sulmuesit nigerian. Por francezët, të cilët deri dje nuk dukeshin të gatshëm të paguanin një klauzolë lirimi prej 130 milionë eurosh, janë rikthyer me forcë në lojë dhe tashmë gjithçka mund të ndryshojë. Klubi francez gjithashtu ka gjetur tashmë një marrëveshje në parim për një pagë prej 12 milionë euro në sezon me lojtarin. Dëmtimi i Gonçalo Ramos mund të jetë çelësi i një bilete për Victor Osimhen, i cili tashmë është gati t'i thotë Napolit "au revoir".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI