Flash

Video/ Një ish-milanist ndëshkon Inter në shtesë: Messias e Genoa ndalojnë Inter në debutim

Lapsi.al 17 August 2024
Video/ Një ish-milanist ndëshkon Inter në shtesë: Messias e
Në javën e parë të Serie A, Inter nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Genoas dhe e nisi mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar me një barazim. Në Ferraris ndodhi gjithçka. Katër gola, një gol i anuluar, një penallti e humbur. Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2: e hapi Vogliacco, më pas një dygolësh nga Thuram dhe në fund një gol vendimtar i ish-milanistit Messias, i cili fillimisht dështoi nga pika e bardhë përballë Sommer dhe më pas shënon në topin e kthyer nga zvicerani. Inter e nisi me barazim aventurën e kampionatit. Thuram ishte brilant, duke shënuar dy gola të mrekullueshëm - i pari me kokë dhe i dyti me një goditje të lehtë pas një aksioni të shkëlqyer të zikaltërve -, më pas Inter u rrëzua në fund, duke hedhur në kosh tre pikët. Prekja me dorë në zonë nga Bisseck shkaktoi penalltinë, me të cilën Messias vendosi ndeshjen. Në pjesën e dytë edhe një gol i Dimarco u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Në Marassi ishin vendasit që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20'. Sommer vlerësoi gabimisht goditjen me kokë nga Bani, topi goditi traversën dhe Vogliacco ishte më i shpejti për të shtyrë në rrjetë. Thuram mori përsipër zikaltrit dhe gjeti golin e barazimit pas gjysmë ore lojë me një goditje të bukur me kokë. Në fund Gollini bëri mrekulli ndaj Lautaro dhe Badelj shpëtoi me kokë goditjen e sigurt të Dimarco në vijën e portës. Në minutën e 83' megjithatë Thuram bëri rezultatin 2-1 me një zhytje të shkëlqyer. U duk e mbaruar 8 minuta nga fundi, por në shtesë Bisseck preku topin me dorë në zonë dhe Messias ndonëse humbi penalltinë e ndalur nga Sommer e shtyu topin në rrjetë pas grushtimit të portierit.

PARMA 1-1 FIORENTINA

Hapet me një barazim sezoni i Fiorentinës, që këtë javë do të përballet me playoff-in e Conference League kundër skuadrës hungareze Puskas Akademia. Pas rrezikoi shumë në pjesën e parë, ndaj një Parma që luajti me intensitet shumë të lartë, formacioni Viola gjeti barazimin në pjesën e dytë. Përfundoi 1-1 në Tardini, me golin e mrekullueshëm të Dennis Man në minutën e 22' dhe goditjen e lirë të Biraghi në minutën e 74'. Në fund, Pongracic u ndëshkua me karton të kuq (83') dhe Cyprien i shkoi shumë afër golit të fitores për dukalët.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI