Flash

Video/ Me 10 lojtarë, Schick barazoi në fund: Leverkusen i rrëmben superkupën Stuttgart me penallti

Lapsi.al 17 August 2024
Video/ Me 10 lojtarë, Schick barazoi në fund: Leverkusen i
Bayer Leverkusen e nis me trofe sezonin, duke rrëmbyer superkupën e Gjermanisë, pas fitores me penallti ndaj Stuttgart. Kampionët e Gjermanisë kanë treguar një forcë karakteri të jashtëzakonshëm, duke qenë se luajtën për një orë me 10 lojtarë. Skuadra e Xabi Alonso zhbllokoi ndeshjen me Boniface, por pësoi rikthimin e miqve me Millot e pas kartonit të kuq për Terrier u përmbys nga Undav. Në fund, Schick e coi ndeshjen direkt te penalltië me golin e barazimit (nuk ka shtesë në superkupën e Gjermanisë) ku Leverkusen u tregua më i saktë duke ngritur lart trofeun. Goli i Boniface që në minutën e 11' krijoi idenë që Leverkusen do ta kishte të thjeshtë për të mundur Stuttgart. E nuk ndodhi kështu, me Alonso që kishte bërë disa zgjedhje të guximshme duke lënë në pankinë Grimaldo apo edhe Frimpong e Schick. Vetëm 4 minuta zgjati festa sepse Millot riktheu ekuilibrin, por gjërat do të shkonin edhe më keq. Në minutën e 37' Alonso e pa veten me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq për Terrier. Lexo më tej: Bayer Leverkusen, Azmoun bën rebelin: Xabi Alonso tërbohet dhe e përjashton Stuttgart e kuptoi se mund të merrte më shumë dhe e shtyu lojën përpara. Alonso u mbrojt me largimin e Boniface për një mbrojtës, Tah, por Stuttgart i ndëshkoi në minutën e 63' me golin e Undav. Përmbysje e kryer e Bayer me asgjë për të humbur. Kështu Alonso nxorri në fushë peshat e rënda dhe pikërisht një kombinim i Grimaldo me Schick e nxorri çekun në pozita për të shënuar golin e barazimit në minutën e 88'. Te penalltitë pastaj Aspirinat nuk gabuan asgjë me katër goditësit e tyre të saktë, ndër për Stutgart gaboi Kratzig penalltinë e tretë dhe Silas të pestën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI