Flash

Video/ Zirkzee i jep fitoren United 3 minuta nga fundi: holandezit i mjaftuan 30 minuta ndaj Fulham

Lapsi.al 16 August 2024
Video/ Zirkzee i jep fitoren United 3 minuta nga fundi: holandezit i mjaftuan 30

Ndeshja e parë e Premier League 2024/25 mban firmën e Joshua Zirkzee. Sulmuesi i ardhur nga Bolonja, në fakt, hyri në fushë në minutën e 60' dhe zgjidhi ndeshjen mes Manchester United dhe Fulham. Në minutën e 87' holandezi shënoi golin që i dhuroi tre pikët e para të sezonit Djajve të Kuq, të cilët debutuan me fitoren 1-0 brenda mureve të Old Trafford. Ten Hag mund të festojë, pasi guxoi të bënte ndryshime duke aktivizuar edhe De Ligt, ndërsa Sancho është një çështje: as në pankinë për këtë ndeshje.

ZIRKZEE RUAN REKORDIN QË ZGJAT PREJ NJË SHEKULLI

Sezoni i Manchester United nis me një fitore, të nënshkruar nga Joshua Zirkzee: 1-0 ndaj Fulham. Fillimi ishte padyshim i balancuar në debutimin e sezonit në Old Trafford, që ndoqi një performancë të mirë nga Cottagers. Mundësia e parë u takoi miqve, me Tete që impenjoi Onana. United, i cili çuditërisht la në tribunë Jadon Sancho, reagoi me Bruno Fernandes dhe goditi pjesën e jashtme të rrjetës. Pozicione të këmbyeshme mes portugezit dhe Rashford, duke i dhënë paparashikueshmëri sulmit të Djajve të Kuq, por njeriu kyç ishte Casemiro: ish-lojtari i Real Madrid u dëshmua i rilindur dhe shërbeu dy herë për portugezin, por Leno ishte gati.

Në pjesën e dytë Fulham u tregua sërish efektiv në kundërsulm, dhe më pas rrezikoi me rastin e Mount, i ndalur nga Leno me këmbë. Manchester United nuk arriti të depërtojë dhe në gjysmë orën e fundit Ten Hag hodhi në fushë edhe Zirkzee, i cili festoi në minutën e 87'. Në krosimin e Garnacho, ish-lojtari i Bolonjës i dogji kohën të gjithëve, edhe McTominay, e shënoi golin e fitores. Debutimi i tij është një ëndërr, krejtësisht ndryshe nga ai i Hojlund, i cili shënoi pas pesëmbëdhjetë ndeshjesh.

Lexo më tej: Zyrtare/ De Ligt e Mazraoui te Manchester United: Ten Hag i kthehet gardës së vjetër të 'shigjetarëve'

Feston Ten Hag, i cili kishte ndryshuar pamjen e sulmit të tij (dhe mbrojtjen, duke aktivizuar de Ligt në minutën e 80'), duke parë një gol të orkestruar pikërisht nga zëvendësimet e tij. Përfundon kështu, me Manchester United që mposhti një Fulham të ashpër 1-0 dhe debutoi me fitore. Seria kurioze e lidhur me këtë ndeshje vazhdon: 0-0 ka munguar për saktësisht njëqind vjet.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI