Flash

Video/ Reagimi i tërbuar i Luis Enrique në pyetjen për Mbappé: “A je akoma këtu?”

Lapsi.al 16 August 2024
Video/ Reagimi i tërbuar i Luis Enrique në pyetjen për
Paris Saint-Germain debuton në Ligue 1 sonte në mbrëmje: ndeshja e parë e kampionatit është në transfertë, kundër Le Havre. Trajneri, Luis Enrique, në konferencën për shtyp priste ta pyesin mbi formacionin, se si ai synon ta vendosë atë, nëse tregu i transferimeve është i mbyllur ose do të ketë ndonjë lëvizje të rëndësishme të minutës së fundit. Por jo, një gazetar i bëri atij një pyetje për Kylian Mbappé, i cili debutoi me Real Madrid mbrëmjen e së mërkurës dhe shënoi golin e dytë kundër Atalantës në finalen e Superkupës së Europës, të fituar nga Los Blancos. E tekniku i PSG reagoi shumë keq. Lamtumira e tij nga klubi kryeqytetas dhe kampionati francez i dhanë një goditje të rëndë interesit dhe shitjes së të drejtave televizive. Largimi i tij, përvec se i stuhishëm për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me presidentin Al-Khelaifi, u lëkund për shkak të menaxhimit të lojtarit në raportet me skuadrën dhe për pretendimet në disa aspekte ekonomike të kontratës. Kjo është arsyeja pse emri i tij shfaqet ende në sallën që mirëpret mediat. Luis Enrique e shmangu, duke mërmëritur e duke sharë nëpër dhëmbë, duke sulmuar gazetarin që iu kthye temës, me një shfaqje inati të hapur. Tekniku e dinte që dikush herët a vonë do të kthente në lojë emrin e Mbappe, ndaj dhe pozicionimi i tij është si një pasthirrmë e vënë për këtë çështje: është i bezdisur, nuk duron më.

PYETJA QË NERVOZOI LUIS ENRIQUE

“E keni parë mbrëmë debutimin e Mbappe me Real Madrid? Çfarë duhet të bëjë kjo dhomë zhveshjeje për ta bërë të ndihet pak nostalgjik?”, ishin pyetjet e gazetarit drejtuar trajnerit. Luis Enrique e dëgjoi dhe tundi kokën. Ai duket i inatosur me gazetarin spanjoll (dallohet nga përgjigja që jep, red.), i flet, duke i shoqëruar fjalët me gjestin që bën me kokën, duke i faturuar gjithë fajin. "Sa të mërzitshëm janë këta spanjollët, o Zot. Oh Zoti, je akoma këtu? Për sa kohë? Kam përshtypjen se ti jeton këtu". Lexo më tej: Video/ Real Madrid shumë i fortë për Atalantën: Valverde e Mbappé i dhurojnë Superkupën e gjashtë Nuk ka mbaruar. Luis Enrique e nxiti bashkëbiseduesin e tij, pothuajse dukej sikur tallej me të dhe e poshtëroi duke shtuar: "Të pëlqeu Olimpiada? Ndoshta, jo... Nuk e imagjinoja që do të më bësh përsëri një pyetje për Kylian. Por unë nuk kam asgjë për të fshehur. Gjithmonë kam pasur shumë respekt për të, mendoj se ai është një person absolutisht unik dhe i jashtëzakonshëm. Më pëlqeu të luaja me të e vëllain e tij Ethan". Përgjigja është plot sarkazëm: "E përshëndes me shumë dashuri, i uroj më të mirat dhe fatin më të mirë. Natyrisht jo kur dhe nëse ai luan kundër nesh, duke shpresuar që PSG të mund Real Madrid".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI