Flash

Futbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë 3-vjeçare me RTSH për të drejtën TV

Lapsi.al 16 August 2024
Futbolli shqiptar falas për tifozët: FSHF kontratë
Pasi dështoi keq për dy edicione radhazi me marrëveshjet e lidhura me Tibo fillimisht e pastaj me MCN, Federata Shqiptare e Futbollit gjen zgjidhje. Institucioni që drejton futbollin shqiptar bën me dije se ka firmosur marrëveshjen me Radio Televizionin Shqiptar, që do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatet kryesore. Në ekranin e RTSH do të vijnë Kategoria Superiore, përfshirë edhe Final 4, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqipërisë. Pas hapjes së procedurave për shitjen e të drejtës TV të kompeticioneve kombëtare të futbollit, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit shqyrtoi propozimet e operatorëve kombëtarë dhe pas diskutimeve shpalli fituese ofertën e ardhur nga RTSH. Palët në fakt kanë bërë publik akordin dhe kohëzgjatjen, por jo shifrën e paguar nga transmetuesi publik për pasqyrimin e futbollit shqiptar në shtëpitë e të gjithë tifozëve. Lexo më tej: FSHF i shet të drejtën e transmetimit një TV me një kanal: dilemë pasqyrimi i 11 ndeshjeve në fundjavë Sipas marrëveshjes, RTSH merr të drejtën televizive për sezonet 2024/25; 2025/26; 2026/27 të kompeticioneve kombëtare për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kampionati i Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI