Flash

Dybala i padëshiruar në Romë: verdhekuqtë e nxisin të pranojë ofertën nga Arabia Saudite

Lapsi.al 16 August 2024
Dybala i padëshiruar në Romë: verdhekuqtë e nxisin të

Paulo Dybala është gjithnjë e më larg nga Roma. Sulmuesi argjentinas ndihet i braktisur nga klubi dhe ka vendosur të pranojë propozimin luksoz që vjen nga Arabia Saudite: një kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë në sezon plus bonuse, ofertë e bërë nga Al-Qadsiah. Nuk ka ende marrëveshje mes palëve por po punohet për arritjen e marrëveshjes pas përmirësimit të ofertës nga klubi saudit. Tetëmbëdhjetë milionë duke përfshirë bonuset është ajo që klubi arab ka vënë në tavolinë për Romën. Në orët në vijim priten kontakte të reja, siç raporton gazetari Fabrizio Romano.

Në këtë histori të veçantë të transferimit, e veçantë sepse ende duhet kuptuar se si ndodhi në të vërtetë, Joya ka mbetur i befasuar. Dybala ishte i bindur se do të qëndronte në kryeqytet, ai u kishte thënë jo propozimeve të para arabe që mbërritën në fund të sezonit të kaluar dhe, nëse do të kishte menduar vërtet largimin, do të kishte vlerësuar vetëm ofertën e një klubi më të mirë, për të qëndruar në futbollin që ka rëndësi.

DYBALA I BËRI KEQ VETES...

Ardhja e Soulé - e sponsorizuar nga vetë Dybala -, fjalët e teknikut De Rossi "askush nuk është i lidhur" dhe kursi i ri i ndërmarrë nga Roma pas ardhjes së teknikut (nëse Mourinho kërkonte lojtarë të gatshëm, DDR punon më shumë me të rinjtë) kanë hapur mundësi të paimagjinueshme më parë. Kështu Al-Qadsiah ka ndërhyrë, pasi ka nënshkruar tashmë me Aubameyang, Nacho dhe Nandez këtë verë.

Lexo më tej: Dybala, rregulla të panegociueshme: dy kërkesat e çuditshme për të ftuarit në dasmën e tij

Nga njëra anë, pra, Roma, e cila do të merrte një fitim të madh kapital në rast transferimi duke qenë se argjentinasi kishte ardhur me transfertë të lirë dhe do të shmangte një rinovim automatik njëvjeçar (deri në 2026) në rast të 15 paraqitjeve sezonale; nga tjetra Dybala, i cili nuk ndihet gati të largohet nga Evropa, por që përballë disa shifrave dhe ndjesisë së të mos qenit më i paprekshëm te verdhekuqtë, hapi logjikisht reflektimet. Menaxheri i tij Carlos Novel dhe familja e argjentinasit e bindën të largohet. Tani është vetëm një çështje pritjeje, zgjidhja është afër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI