Flash

Shpërthen sërish Meta: Një bankë tentoi të na bllokojë llogaritë, unë e falimentoj në 24 orë

Lapsi.al 15 August 2024
Shpërthen sërish Meta: Një bankë tentoi të na

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër në mbledhjen e në mbledhjen e Kryesisë së forcës së tij politike. Doza e etiketimeve ishte shtuar për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani për të cilin tha se ka kapur peng një grup brenda partisë së tij.

“Prej disa muajsh, përmes Dum-Dumanit, kësaj fëlliqësire të paparë, këtij llumi të jashtëzakonshëm, që do të përgjigjet përpara popullit shqiptar, siç është kanë kapur peng një grup të caktuar, brenda kësaj force politike, duke i shtrydhur në mënyrën më kriminale, për të zhbërë dhe paralizuar këtë forcë politike, dhe qëllimet e saj që janë shumë të larta patriotike dhe mbarëkombëtare” – tha Meta që nuk dha më shumë detaje.

Më pas Meta tha se një bankë e nivelit të dytë kishte tentuar të bllokonte llogaritë e partisë së tij. Kjo bankë, të cilës nuk ia tha emrin kishte vonuar lëvizjet e pagave për partinë me pretendime se kreu i saj nuk ishte zyrtarizuar ende nga gjykata.

“Se nuk dua të them emrin e bankës, së nuk jam njeri i papërgjegjshëm, se mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë. Duke I bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të tërheqin kursimet, çfarë kanë investime nga ajo bankë, dhe çdo bankë. Ta falimentoj më keq se Suden, por nuk jam i papërgjegjshëm” – tha Meta që më pas tregoi se si kishte telefonuar drejtuesin e bankës për të zgjidhur situatën.

“Dhe kjo nuk na ka ndodhur me bankë tjetër. Bankën e këtyre e kam privatizuar unë, kur kam qenë Kryeministër, në mënyrën më transparente, më të ndershme. Pa ekspozuar bankën, se nuk dua të dëmtoj asnjë bankë në Shqipëri. Sigurisht, nëse drejtori do të mbante qëndrim tjetër, unë do ti bëja thirrje të gjithë shqiptarëve të largoni kursimet e tyre, investimet e tyre nga kjo lloj banke.

Se është bankë, që o ka falimentuar, se përderisa nuk i përgjigjet Partisë së Lirisë për llogaritë që ka P.L. atje, si do i përgjigjet qytetarit të zakonshëm. Nëse, kjo bankë nuk njeh Ilir Metën si President, si do të njohë Dea Nakon si qytetare? Se Ilir Meta ka pasur një kundër kandidat, që është Faik Basha. Kë njeh President kjo drejtoresha?

Njeh këlyshtë e Dum-Dumanit, të Ramoviçit? Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë, një partie parlamentare, partia e tretë parlamentare? Po ja dhe bllokuan ato llogari të PL., do bllokojnë Partinë e Lirisë, Ilir Metën? Do të fshehin aferën më të zezë, që nga krijimi i shtetit shqiptar, aferën e djegësave, të Lulzim Bashës, dhe Edi Ramës?

Hë mo Tedi, e fshehin dot ata? E fshehin dot shkrimin e 28 Prillit, po emailin e 27 Prillit? E fshehin dot? Dum – Duman, kjo qënie e përshtirë, që ka marrë peng njerëz, Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre, për ti përdorur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri!” – tha Meta me tone të larta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI