Flash

Qirinj në vendin ku u vra Egli Proga/ Familjarët: Duam të vërtetën

Lapsi.al 14 August 2024
Qirinj në vendin ku u vra Egli Proga/ Familjarët: Duam të

Në qytetin e Pogradecit dhe në Korçë janë zhvilluar homazhe në nder të 42-vjeçarit, Egli Proga. Babai i dy fëmijëve u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Qytetarët kanë qëndruar në heshtje dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku ndodhi ngjarja. Në homazhe kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Në një prononcim të shkurtër, babai i 42-vjeçarit u shpreh se kërkojnë vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër. “Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, - u shpreh babai i Egli Progës.

Ndërsa e motra e Eglantin Progës u shpreh se vëllait të saj iu mor jeta nga “barbarët e këtij qyteti”, ndërsa u shpreh se ajo do të mbrojë figurën e tij pas vdekjes duke theksuar se “ia ka borxh”.

Fghfdghfghfgh

“Që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do e mbroj pas vdekjes sepse nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Mund të dukem si një e vogël dhe hallexheshë me të zeza, por ja kam borxh vëllait tim të sjell drejtësinë.

Nuk dua të përfitoj kush nga vdekja e tim vëllai, nuk dua të politizohet vdekja e tij, por do pranoj ndihmën për vendosjen e drejtësisë. Kriminelët që i kanë mbyllur jetën vëllait tim do shkojnë në burg pa përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ata që u përpoqën ta mbyllin këtë vrasje makabre”, - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI