Flash

"Osimhen nuk mund të qendrojë te Napoli për shkak të dhomave të zhveshjes", zbulimi i menaxherit Canovi

Lapsi.al 14 August 2024
"Osimhen nuk mund të qendrojë te Napoli për shkak të

Ndoshta as Napoli dhe as Osimhen nuk e kanë pritur të përjetojnë këtë situatë kur në dhjetor të 2023 u bë rinovimi me 10 milionë euro neto në sezon. Një shumë e lartë, por që klubi e pranoi duke ditur se ai do të largohej në verë. Me sa duket, megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej dhe dy javë para ziles së fundit të merkatos së verës, situata është ende pezull.

PËRSE OSIMHEN NUK ËSHTË SHITUR ENDE?

Nigeriani ishte i bindur se kishte një varg skuadrash pas portës dhe ndoshta do t'i kishte, nëse De Laurentiis nuk do të kërkonte të paktën 100 milionë euro për ta shitur. Shifër legjitime duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të fortë në Europë, por që dukshëm tremb shumë skuadra. Duke përjashtuar Saudi Pro League, ku Osimhen absolutisht nuk dëshiron të shkojë, top-klubet e kanë pasur "qesen e vogël" këtë verë.

Lexo më tej: Video/ Osimhen filmohet në diskotekë: sulmuesi nigerian gati e rreh tifozin

Psg dhe Chelsea kanë vendosur të mos shpërdorojnë para si vitet e kaluara, Liverpool nuk ka blerë askënd, Barcelona ka prej disa kohësh probleme ekonomike dhe Manchester City rrezikon të bjerë nga kategoria për shkak të fairplay-it financiar. Në këtë skenar nuk ka gjasa që oferta të mëdha të mbërrijnë për Osimhen. Paradoksi është se nëse ai do të mbetej te Napoli do të krijohej një rrëmujë e madhe, siç shpjegohet nga menaxheri historik Dario Canovi.

OSIMHEN NUK MUND TË QENDROJË TE NAPOLI

Canovi komentoi për Tuttomercatoweb për sezonin e të kaltërve të teknikut Conte: “E gjitha sillet rreth Osimhen. Nuk ka blerës. Por sigurisht që nuk mund të qëndrojë. Ai fiton shumë për Napolin, nëse do të qëndronte menaxherët e lojtarëve të tjerë do të shkonin në derën e De Laurentiis". Në fakt, ish-lojtari i Lille ka një pagë tre herë më të lartë se ajo e Politano, i dyti më i paguar në organikë e që merr 3.2 milionë euro neto në sezon dhe 6 herë më shumë se xhevahiri tjetër Kvaratskhelia që merr 1.5 milionë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI