Flash

Çfarë e shqetëson Ramën? Akuzon për maskaradë në vrasjen e Pogradecit

Lapsi.al 14 August 2024
Çfarë e shqetëson Ramën? Akuzon për maskaradë

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar në funksion të plotë makinerinë e propagandës për të bindur shqiptarët se ngjarja e Pogradecit ishte banale dhe se 42-vjeçari Egli Proga u vra aksidentalisht. Pasi nxori para mediave drejtorin e Policisë së Shtetit dhe kreun e Urgjencës Kombëtare në kulmin e kësaj vape gushti, reagoi edhe vetë që në mëngjes me një koment në X. Duket që sërish ishte i pakënaqur ndaj bëri në mbrëmje një koment të dytë në rrjetet sociale. Nuk përmend emra, por akuzon se është krijuar një çorbë e pistë kundër policisë dhe urgjencës dhe se s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore.

Më pas thotë se ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e saj thotë se është fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua komunikatës së Policisë së Korçës, por iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

“Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër Policisë së Shtetit dhe Urgjencës Kombëtare tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë, e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit!

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti, se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës qysh në krye të herës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik.

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndodhte nëse burimet e dizinformimit dhe të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve, e jo sajesave të njëri-tjetrit.

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e deri edhe sekondat e thirrjeve dhe veprimeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë ku gjithkush mund të shohë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë, të cilat maskaradat i kanë profesion në politikë e në media” – shkruan Rama që nuk thotë se me kë e ka. LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI