Flash

Fitoi medaljen e artë, shpërfytyrohet natën murali i "italianitetit" me Paola Egonu

Lapsi.al 13 August 2024
Fitoi medaljen e artë, shpërfytyrohet natën murali i

Murali kundër racizmit me kampionen e volejbollit Paola Egonu u shpërfytyrua gjatë natës. “Italianità” titullohet vepra e krijuar nga Laika në Romë, përballë selisë së CONI. Në foto, volejbollistja që sapo fitoi medaljen e artë në Paris 2024 shfaqet duke kërcyer, gati për të zhytur një top ku shkruhen fjalët "urrej" dhe "racizëm". Pak orë pas prezantimit, ngjyra e lëkurës u modifikua dhe topi dhe fytyra e kampiones olimpike u zhdukën. Për të qenë më preciz mbi mesazhin që vandalët kanë dashur të japin, e shkruara 'Italianità' mbeti.

Vepra, kushtuar Egonu, është një përgjigje ndaj deklaratave të fundit të gjeneralit Vannacci për lojtaren pas Olimpiadës së Parisit. "Jam shumë i lumtur që ekipi italian i volejbollit fitoi. Përgëzoj të gjithë sportistët, gjithashtu edhe Paola Egonu e cila është një sportiste shumë e mirë, italiane. Nuk kam dyshuar kurrë në italianitetin e saj, por vazhdoj të ritheksoj se tiparet e saj somatike nuk përfaqësojnë shumicën e italianëve”, tha eurodeputeti i zgjedhur me Legan e Salvinit.

Lexo më tej: Video/ Zhytje me 116 km/h: volejbollistja Egonu vendos rekordin kundër Brazilit

"Në shoqërinë tonë nuk ka më vend për ksenofobinë, racizmin, urrejtjen dhe intolerancën. Racizmi është një plagë sociale që duhet mposhtur. Të bësh atë përmes sportit është shumë e rëndësishme. Unë besoj në një të ardhme gjithëpërfshirëse, mirëseardhjeje dhe respekti për të drejtat e njeriut - shkroi artistja e rrugës Laika në rrjetet sociale duke prezantuar veprën -. Të përfaqësohesh nga atletë si Paola Egonu, Myriam Sylla, Ekaterina Antropova është një nder. Të shohësh ata me medaljen më të çmuar të Lojërave Olimpike rreth qafës ndërsa këndojnë emocionalisht himnin italian është një gëzim i jashtëzakonshëm”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI