Flash

Morata ndahet nga Campello, pas tetë vjetësh lidhje e katër fëmijëve: "Vendim i dhimbshëm"

Lapsi.al 12 August 2024
Morata ndahet nga Campello, pas tetë vjetësh lidhje e katër

Ka përfunduar historia e gjatë e dashurisë mes Alvaro Morata dhe Alice Campello, me të cilën spanjolli ka katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella. Vetë lojtari i AC Milan e bëri të ditur këtë me një histori në Instagram: "Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme e respektit të ndërsjellë, në të cilën e kemi dashur dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin shumë."

"Ishin vite të mrekullueshme - vazhdon postimi i sulmuesit Morata - dhe pasojë ishin katër fëmijët tanë, padyshim gjëja më e mirë që bëmë së bashku. Është një vendim i dhimbshëm për të cilin kërkojmë respekt dhe empati. Mos shpikni histori për asnjë minutë protagonizmi, sepse, po e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak konsumuan marrëdhënien. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku është e pabesueshme dhe një mësim i madh”, tha lojtari i ri i kuqezinjve.

FJALËT E CAMPELLO: "NUK ËSHTË ASKUSH TJETËR"

Përgjigja e Alice Campello, tashmë ish Lady Morata, nuk vonoi të mbërrinte në Instagram. Influencuesja konfirmon fjalët e lojtarit dhe ndërkohë heq nga profili mbiemrin e tashmë ish-bashkëshortit: “Unë dhe Alvaro kemi vendosur të ndahemi dhe është vendimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë – shpjegoi ajo –. Do doja të specifikoja, siç bëri ai, se nuk ka palë të treta dhe asnjë lloj mosrespektimi nga ana e asnjërit". Më pas ajo përfundoi duke falënderuar ish-partnerin për vitet e kaluara së bashku: “Faleminderit për gjithçka që bëri për mua, për mënyrën se si u kujdes për mua, për babanë dhe bashkëshortin që ishte dhe do t'i uroj GJITHMONË më të mirën”, tha Campello.

MORATA E CAMPELLO, TETË VJET BASHKË

Alvaro Morata dhe Alice Campello u takuan në vitin 2016, kur sulmuesi spanjoll luajti për Juventus. Ishte dashuri me shikim të parë që i bëri ata të martohen vitin e ardhshëm, më 17 qershor 2017. Nga dashuria e tyre lindën katër fëmijë: binjakët Leonardo dhe Alessandro, të lindur më 29 korrik 2018, Edoardo, i lindur më 29 shtator 2020 dhe Bella, i lindur më 9 janar 2023.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI