Flash

Video/ Spanja nuk ndalet më, pas Europianit rrëmben edhe medaljen e artë olimpike: Franca dorëzohet 5-3 në shtesë

Lapsi.al 10 August 2024
Video/ Spanja nuk ndalet më, pas Europianit rrëmben edhe medaljen e

Pas Kampionatit Europian në Gjermani një muaj më parë, Spanja përsëritet edhe në Lojërat Olimpike, duke treguar se më shumë mundësi është skuadra më e fortë në botë. Iberikët fituan edhe medaljen e artë olimpike duke mposhtur në finale 5-3 Francën vendase, në kohën shtesë.

Një ndeshje me përmbysje e kundërpërmbysje, në të cilën Spanja rrezikoi të befasohej keq në fund. Pas një starti të mirë të francezëve që kaluan në avantazh me Millot në minutën e 11', iberikët përmbysën gjithcka pas dygolëshit të Lopez dhe Baena.

Por asgjë nuk kishte përfunduar sepse 10' minuta nga fundi Franca u kundërpërgjigj me Akliouche. E pastaj në minutat shtesë erdhi barazimi i Mateta me penallti, të vendosur me VAR. Koha e rregullt përfundoi 3-3, por në shtesë kishte ende befasi.

Në minutën e 10' të pjesës së parë shtesë Spanja kaloi sërish në epërsi me Camello, që vulosi fitoren 5-3 në minutën e 120', duke i dorëzuar iberikëve edhe medaljen e artë olimpike.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI