Flash

Blendi Kajsiu:Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Spiropali tallet me Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Xhaçkës

Lapsi.al 10 August 2024
Spiropali tallet me Gjykatën Kushtetuese për mandatin e

Nga Vladimir Karaj, BIRN

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Spiropali e thirri mbledhjen në fund të muajit Gusht duke shtyrë edhe më tej zgjidhjen e konfliktit mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, i cili zvarritet në korridoret e parlamentit prej më shumë se një viti. Njëlloj si në qëndrimet e mëparshme shumica parlamentare përmes kryetares Spiropali i kërkon Këshillit të Legjislacionit të “shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. Një ditë më parë kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkoi mbledhje të  “Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e sesionit ta caktojë brenda periudhës ‘3 ditë nga paraqitja e kërkesës'”. Bardhi tha se kjo e drejtë lindte nga Kushtetuta. Por në përgjigje të kësaj kërkese Spiropali pretendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhej të kalonte më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe se ky i fundit duhej të prodhonte një raport për kryetare e kuvendit. Kjo skemë u përdor edhe një vit më parë nga socialistë që më pas e shtynë vendimmarrjen mbi vendimin e Kushtetueses për disa muaj dhe në fund votuan kundër në seancë plenare. Megjithatë këtë herë shumica gjendet para një vendimi të qartë të gjykatës që i urdhëron ata të dërgojnë mandatin e Xhaçkës për shqyrtim para saj. Kushtetuesja, në vendimmarrjen e saj në fillim të korrikut të këtij viti, u shpreh se sjellja e socialistëve ndaj vendimeve të saj cënonte themelet e shtetit. “Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet e bardhë në të zezë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës. Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Në fjalën e saj gjatë votimit në Kuvend në prill të këtij viti Xhaçka fajësoi mediat dhe pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte pushuar çështjen. Por vendimi i ri i Gjykatës i ka përgënjeshtruar këto qëndrime, duke e cilësuar sjelljen e shumicës parlamentare si antikushtetuese dhe duke urdhëruar që çështja të shkojë para saj për shqyrtim në themel.

Të këshilluara

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Bojë

Zjarri që shpërtheu në lagjen Bojë të Krujës është riaktivizuar pas një periudhe të shkurtër qetësie. Pas fikjes së zjarrit në mëngjesin e sotëm, flakët janë...

19:37

ide

Blendi Kajsiu:Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI