Flash

Video/ Mbytja misterioze e Lazar Dukic: sportisti serb u zhduk nën ujë në garën e CrossFit

Lapsi.al 10 August 2024
Video/ Mbytja misterioze e Lazar Dukic: sportisti serb u zhduk nën ujë
Noti i fundit i kushtoi jetën Lazar Dukic, një sportist serb që u mbyt në Teksas gjatë CrossFit Games: 100 metrat e fundit para vijës së finishit ishin fatale për atë që fillimisht u zhduk dhe më vonë u gjet i pajetë në liqenin ku u zhvillua gara. Skenat e tmerrshme janë filmuar edhe nga kamerat e pozicionuara pikërisht në momentin e mbërritjes dhe të cilat në sfond përjetësuan momentin kur serbi u zhduk nën ujëra pa pasur mundësi të dilte.

DUKIC U ZHDUK NËN UJË, ASKUSH NUK E KUPTOI

Alarmi u ngrit kur askush nuk e pa Dukic pas mbërritjes. Atleti po përballej me një rrugë të paracaktuar së bashku me të tjerët, të përbërë nga një vrapim 5.6 kilometra të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm dhe një not 800 metra brenda liqenit. 700 metrat e parë kaluan pa asnjë problem, por pikërisht dy hapa nga finishi askush nuk pati më lajme nga ai: as sportistët në ujë dhe as gjyqtarët dhe stafi që ishin aty nuk e vunë re mbytjen e tij, e cila fatkeqësisht u kap nga kamerat. Serbi u zhduk dhe vonesa e tij fillimisht u justifikua si një rënie e formës që e kishte detyruar të ngadalësonte ritmin. Në realitet tashmë ishte tepër vonë për të: siç shihet nga video, Dukic ishte 100 metra larg vijës së finishit kur papritur u thith nga ujërat e liqenit pa e vënë re askush skenën që po ndodhte. Ai nuk pati mundësi të kërkonte ndihmë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta ndihmuar në atë moment të tmerrshëm.

TRAGJEDIA E KAPUR NGA TELEKAMERAT

Në vijën e finishit ishte vendosur një kamera e drejtuar nga liqeni, gati për të filmuar atletët që mbërrinin pas përfundimit të garës. Në kuadër shfaqet edhe Dukic, pikërisht në pjesën më të largët: janë pamjet e një tragjedie që ndodhi në heshtjen e përgjithshme dhe në harkun e disa sekondave. Serbi u mbyt dhe brenda pak kohësh i humbën plotësisht gjurmët. Askush nuk u nis nga bregu për ta ndihmuar dhe kërkimet me zjarrfikësit dhe zhytësit nisën vetëm më vonë, kur u kuptua se ai ishte zhdukur. Notari nuk doli kurrë nga ato ujëra dhe vetëm pas disa orësh erdhi lajmi që askush nuk donte ta merrte: Dukic u gjet i pajetë, edhe pse mjekësia nuk e ka bërë ende të ditur shkakun e vdekjes. Serbi ishte një vaterpolist 28-vjeçar që merrte pjesë në Lojërat CrossFit për herë të tretë në karrierën e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI