Flash

Julian Alvarez te Atletico Madrid: shifra e paguar nga spanjollët është e bujshme

Lapsi.al 9 August 2024
Julian Alvarez te Atletico Madrid: shifra e paguar nga spanjollët
Atletico Madrid nuk u kursye fare te shpenzimet në tregun e transferimeve të verës. Diego Simeone nuk kërkon të mbetet prapa dy gjigantëve Real Madrid e Barcelona që po forcohen me emra të mëdhenj dhe i dhuroi vetes një lojtar elitar: Julian Alvarez. Argjentinasi, i ardhur nga Manchester City, do të zërë vendin e Alvaro Morata që u rikthye në Itali, te Milan.

SHIFRA ASTRONOMIKE E PAGUAR NGA ATLETICO MADRID

Colchoneros kanë vendosur kështu të ivestonin gjithcka për gjithcka te Julian Alvarez. Pasi panë objektivin e tyre Dovbyk të përfundonte te Roma, Diego Pablo Simeone dhe drejtuesit e Atletico Madrid vendosën të nënshkruajnë me çdo kusht me argjentinasin e Manchester City. Kampioni i botës është mbyllur në hapësira në Etihad nga i paprekshmi Erling Haaland dhe kështu ka pranuar me kënaqësi destinacionin, ku do të jetë maja e diamantit e skuadrës madrilene. Lexo më tej: Peticioni i çmendur online në Argjentinë: Julian Alvarez duhet të lërë të dashurën e tij Emilia Por sa i kushtoi Julian Alvarez spanjollëve të Atletico Madrid? Faqja e internetit Athletic ka zbuluar shifrat e operacionit të merkatos: 95 milionë euro që përfaqëson transferimin më fitimprurës të Manchester City në historinë e tyre. Në Madrid, spondi Atletico, festojnë dhe ëndërrojnë të mëdha, duke shpresuar të përmbysin epërsinë e qytetit krejtësisht në duart e Real Madrid të teknikut Carlo Ancelotti.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI